Trendy

“Ajatollah Ali Khamenei është gjallë!”

Para 6 muaj

Shërbimi sekret izraelit, Mosad, ka hedhur poshtë zërat dhe spekulimet që po qarkullonin në disa media ndërkombëtare lidhur me vdekjen e liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Përmes një deklarate zyrtare, Mosadi ka konfirmuar se Khamenei është në gjendje të gjallë dhe nuk ka asnjë informacion që sugjeron të kundërtën.

E përsërisim: është gjallë”, thuhet në reagimin e agjencisë izraelite, duke i quajtur thashethemet mbi shëndetin e liderit iranian si të pabazuara dhe të rrezikshme për përhapjen e panikut dhe dezinformimit.

Në të njëjtën kohë, situata në rajon vazhdon të jetë e tensionuar. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se gjatë një operacioni të posaçëm në Liban, është neutralizuar kreu i forcave Radwan, njësi elitare sulmuese e grupit Hezbollah.

Sipas burimeve ushtarake, komandanti i kësaj njësie është goditur ndërsa ndodhej në automjetin e tij.

Ky zhvillim vjen në një kohë të ndjeshme për sigurinë rajonale, mes përshkallëzimit të tensioneve midis Izraelit, Iranit dhe përfaqësuesve të tij në Liban.

Trending