Trendy

Ajdari: BDI nuk do ta votojë Ligjin për Kundërvajtje, që finalizon sistemin “Safe City”

Para 2 muaj

Koordinatorja e Frontit Evropian, pjesë e të cilit është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në një deklaratë për TV21 tha se kanë vendosur që sot mos ta votojnë propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kundërvajtje, ligj ky që duhet të hyjë në fuqi, që të mund të fillojë funksionimi i sistemi “Safe City” nga 1 shkurti.

Ajdari tha se pavarësisht garancive nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se do të merren parasysh vërejtjet e FE-së, “situata ishte e mjegullt”.

Trending