Trendy

Akademikja greke trondit historinë, Athina dikur e shqiptarëve

Para 1 orë

Një video e akademikes greke Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta në lidhje me historinë dhe origjinën e popullsisë në Greqi.


Në deklaratën e saj, ajo shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin rreth 8.000 shtëpi, ku sipas saj, shumica u përkisnin shqiptarëve. Ky pohim ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shkaktuar reagime të ndryshme, veçanërisht në rrjetet sociale.


Akademikja thekson gjithashtu se figura historike si Marko Botsaris ka krijuar fjalorin e parë shqip-greqisht, duke argumentuar se shumë nga ushtarët e tij ishin shqiptarë.


Këto deklarata kanë rihapur diskutime të vjetra mbi historinë dhe ndikimin e shqiptarëve në rajon, duke sjellë interpretime të ndryshme dhe shpeshherë kundërshtuese.

Trending