Një aksident ka ndodhur afër pikëpagesës në Zhelinë, transmeton TV21.
Si pasojë e këtij aksidenti, që nga ora 14:45 është ndërprerë qarkullimi në autostradën Tetovë – Shkup, kanë njoftuar nga Lidhja Automote e Maqedonisë.
Pamjet nga terreni tregojnë se kolona të gjata veturash janë krijuar në hyrje të kësaj pikëpagesës.
Qytetarë të shumtë po shfrytëzojnë rrugë alternative për të arritur në vendin e synuar./TV21










