Më 24 korrik 2025, rreth orës 17:30, në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, ndodhi një aksident mes një “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.R. (45) dhe një “Volkswagen Tiguan” me targa sllovene, i drejtuar nga T.Z. (59).
Nga përplasja, pasagjerja A.A. në “Opel” pësoi lëndime të rënda, ndërsa u lënduan edhe të dy drejtuesit dhe një pasagjere në “Tiguan”. Të plagosurit u dërguan në Qendrën Mjekësore në Dibër.










