Trendy

Aksident i rëndë në rrugën Ohër–Kërçovë: Lëndohet rëndë një çiklist

Para 2 orë

Një çiklist nga fshati Drugovë i Kërçovës ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë.

​Sipas informacioneve nga SPB Ohër, aksidenti ka ndodhur më 19 qershor rreth orës 21:30 në afërsi të fshatit Drugovë, kur një automjet transportues “Iveco” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.A. (31) nga Kërçova, gjatë parakalimit ka goditur biçikletën e drejtuar nga I.S. (52) nga fshati Drugovë.

​Pas aksidentit, çiklisti i lënduar me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

​Me urdhër të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer ekipet policore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Trending