Para pak minutave, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, përcjell tetova1
Sipas informacioneve fillestare, një veturë e tipit “Golf 5” me targa të Tetovës ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në rrugë.
Jozyrtarisht raportohet se nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka konfirmim zyrtar për gjendjen e tyre.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje gjatë orëve në vijim./tetova1.mk










