Mbrëmjen e 25 korrikut, rreth orës 22:50, në rrugën rajonale Zhelinë-Siriçinë, ndodhi një aksident i rëndë trafiku ku automjeti i tipit “Opel”, me targa të Tetovës dhe i drejtuar nga A.Sh. (19) nga fshati Shemshevë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerja e tij 14-vjeçare ka marrë lëndime trupore. Të dy janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia ka kryer hetime në vendngjarje.










