Trendy

Aksident i rëndë në Tetovë, vetura del nga rruga dhe godet punëtorin, një person pëson lëndime të rënda

Para 30 minuta

Më 17.08.2026, në ora 17:50, në SPB Tetovë është raportuar se në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato“ në Tetovë, një automjet „Opel Corsa“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.S. (20) nga fshati Sllatinë, Tetovë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur I.L. (67) nga Tetova, i cili ishte duke kryer detyrat e punës në një parcelë të një subjekti juridik nga Tetova. Në aksident, I.L. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe bashkudhëtari i tij E.I. (19) nga fshati Sllatinë kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Tetovës. Ekipi hetimor i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

Trending