Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur më 23 janar 2026 rreth orës 11:20 në rrugën rajonale Tetovë–Jashincë, në afërsi të fshatit Sllatinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve të markës “Mercedes” me targa të Tetovës.
Automjetet drejtoheshin nga A.I. (33) nga fshati Dobrosht dhe A.H. (36) nga fshati Nerasht. Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjeri B.A. (26) ka pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa ekspertiza në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë. Shkaqet e aksidentit janë objekt i hetimit.










