Trendy

Aksident i rëndë trafiku në Shkup, përplasen disa automjete

Para 2 orë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, ku janë përfshirë disa automjete.

Sipas informacioneve të para, disa vetura janë përplasur mes vete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë përmasat e dëmtimeve.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë pjesë të qytetit po zhvillohet me vështirësi.
Në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë ekipet policore, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo viktima.

Trending