Një fëmijë 4-vjeçar, pasagjer në autobus, është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në një kryqëzim në Shkup. Pas përplasjes mes autobusit dhe një veture, njëri nga shoferët është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.
“Me datë 11.03.2026 në ora 09:25 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit ‘Kuzman Josifovski Pitu’, bulevardit ‘Koço Racin’ dhe rrugës ‘Krste Misirkov’ në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një autobusi me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.G. (55) nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit, dhe një veture të tipit ‘Ford Fiesta’ me targa të Shkupit, pas së cilës drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes. Me lëndime të rënda trupore është një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi, pasagjer në autobus, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’”, informuan nga SPB Shkup.
Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.










