Më 31.07.2025 në 12:45 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit, në fshatin Lisec të Tetovës, një veturë “mini Kuper” me targa kombëtare zvicerane, e drejtuar nga 57-vjeçarja Z.I. nga Tetova, ka dalë nga rruga.
Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësja Z.I., ndërsa lëndime trupore ka marrë bashkëudhëtarja B.R. (27) nga Tetova, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik Tetovë. Isnpektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.










