Trendy

Aksident në rrugën Tetovë–Pirok:Lëndohet rëndë një motoçiklist dhe një fëmijë.

Para 1 javë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë–Pirok, pranë fshatit Pallçisht i Poshtëm.

“Më 15.03.2026 në ora 14:18 është raportuar se në këtë rrugë ka ndodhur aksident mes një veture ‘BMW’ me targa të Tetovës dhe një motoçiklete”, njofton policia.

 

 

Nga aksidenti motoçiklisti 22-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij 9-vjeçar është lënduar. Të dy janë trajtuar në Spitalin Klinik në Tetovë.

Trending