Trendy

Aksident në Tetovë: 36-vjeçarja shtatzënë pa patentë shoferi përfundon në spital, vetura i sekuestrohet

Para 3 orë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje pasdite në Tetovë, ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve të tipit “Kia” dhe “Peugeot”, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, drejtuesja e automjetit “Peugeot”, një 36-vjeçare nga Tetova, pa patentë shoferi, nuk posedonte leje drejtimi. Si pasojë e stresit të përjetuar nga aksidenti, dhe duke qenë shtatzënë, ajo është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Policia ka ndërmarrë masa duke sekuestruar përkohësisht automjetin, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit pritet të vijojë parashtresa përkatëse.

Njoftimi i plotë:

“Dje, në orën 16:55, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis dy automjeteve të udhëtarëve “Kia” dhe “Peugeot”. Automjeti “Peugeot” drejtohej nga një 36-vjeçar nga Tetova, e cila nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa për shkak të stresit të pësuar dhe duke pasur parasysh se ishte shtatzënë, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Automjeti është sekuestruar përkohësisht sipas nenit 297-a të Kodit Penal dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, përfundojnë nga SPB Tetovë./tetova1.mk

Trending