Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 10 korrik në ora 10:40 në fshatin Debresh të Gostivarit, mes një automjeti “Ford” me drejtues nga Turqia dhe një “Chevrolet” nga Vrapçishti. Shoferi N.I. (78) pësoi lëndime të rënda, ndërsa pasagjeri V.I. (81) mbeti i lënduar. Të dy u dërguan në Qendrën Emergjente në Gostivar. Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Trending





