Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën kryesore pranë fshatit Trapçin Dol, në Kërçovë.
Aktualisht nuk ka informacione të detajuara për numrin e të përfshirëve apo gjendjen e tyre shëndetësore.
Sipas të dhënave të para nga kalimtarët, në aksident dyshohet të jenë përfshirë edhe banorë nga Kosova.
Ekipet e Urgjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Kërçovës, së bashku me patrullat policore, kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar zonën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Apelojmë për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor. Detaje të tjera priten së shpejti.





