Veshalla humbi Zelfi Bexhetin, shkruan veshalla.info për tragjedinë në Strumicë, ku humbi jetën 60 vjeçari nga ky fshat i Tetovës, transmeton Tetova News.
Dje, rreth orës 11:30, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në një objekt në rrugën „Vëllazërim Bashkim“ në Strumicë, personi i identifikuar me inicialet Z.B (60) nga fshati Veshallë i Tetovës ka rënë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të lëndimeve që ka pësuar, njoftoi sot policia e Strumicës.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Mjekësore Strumicë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë zhvilluar hetime prokurori public, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe grupi hetimor nga SPB Strumicë./TetovaNews
Lajmin tragjik e ka dhënë edhe faqja veshalla.info
Veshalla humbi Zelfi Bexhetin
Pas një rasti tragjik, përfundoj misioni në dunja i një punëtori, që guximi dhe gatishmëria e tij për të bërë të pamundurën të mundur ishin shembullore për të gjithë ne. Përkushtimi dhe zelli i tij i palodhur në punë vendosën një jernek dhe frymëzuan shumë të tjerë.
Zelfiu mishëronte pavarësinë individuale në formën e saj më të pastër dhe dëshmoi se madhështia e vërtetë buron nga vendosmëria dhe puna e palodhur. Krenaria e tij e pashoqë për punën i dha veprimtarisë së tij një dinjitet që kapërceu suksesin e tij personal.
Trashëgimia e tij na inkurajoftë të bëjm punë të dobishme dhe të ndjekim qëllimet tona me të njëjtin pasion.