MPB dha detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi vonë mbrëmë në hyrje të Shkupit, te Hipodromi, kur u përplasën një automjet pasagjerësh dhe një kamion.
Sipas informacioneve nga policia, incidenti ka ndodhurrreth orës23:00 në autostradën Shkup–Kumanovë. Përplasja ka ndodhur ndërmjet një automjeti pasagjerësh BMW me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.V. 25-vjeçar nga fshati Bujkovcë, rajoni i Shkupit, dhe një automjeti transportues Mercedes me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga L.D 56-vjeçar.
Në aksident, të dyja automjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi i BMW-së ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.










