Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Tetovë–Jazhinc, konkretisht në dalje të fshatit Dobrosht në drejtim të fshatit Odër. Sipas informacioneve të para që mëson Tema.mk, në aksident është përfshirë një katërcikletë, e cila është vetaksidentuar. Si pasojë e këtij incidenti, janë lënduar një vajzë dhe një djalë.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende në detaje. Autoritetet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident./Tema.mk/










