Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen Çair të Shkupit, ku një motoçiklist ka humbur jetën në vendngjarje, njofton Alsat-m.
Sipas informacioneve fillestare, motoçiklisti është aksidentuar në rrethana që ende po hetohen nga policia. Ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, por mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.










