Trendy

Aksion i gjerë në komunikacion: 22 makina tërhiqen në Tetovë dhe Gostivar për parkim të gabuar

Para 5 muaj

Tetovë/Gostivar, 13 qershor 2025 – Gjatë ditës së djeshme, njësitet policore të SPB Tetovë kanë kryer një kontroll gjithëpërfshirës në komunikacion, duke vendosur theks të veçantë te respektimi i rregullave të parkimit dhe siguria rrugore në përgjithësi.

Sipas të dhënave zyrtare, janë identifikuar dhe sanksionuar 22 raste të parkimeve të gabuara, nga të cilat 13 në Tetovë dhe 9 në Gostivar. Të gjitha automjetet janë larguar me automjetin special të llojit “pajk”.

Përveç parkimeve të paligjshme, janë shqiptuar gjithsej 39 gjoba për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor – përfshirë tejkalim të shpejtësisë, përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe mosvendosje të rripit të sigurisë.

Policia apelon drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se kontrollet do të jenë të rregullta dhe të përforcuara gjatë sezonit veror, për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Trending