Në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë Kufitare – stacioni në Novo Sellë, është konfiskuar edhe një automjet udhëtarësh që përdorej për transportimin e druve të zjarrit të prera në mënyrë të paligjshme dhe pa vulë në malin Bellasicë, shkruan bulevar.mk, përcjell tetova1
Drutë ishin prerë pa dokumentacionin përkatës dhe në një zonë që nuk është e paraparë për prerje.
Ky aksion vjen pas konfiskimit të mëparshëm të një furgoni transportues dhe një automjeti tjetër udhëtarësh për shkelje të ngjashme.
Nga institucionet kompetente theksojnë se do të vazhdojnë me përkushtim zbatimin e detyrave për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe interesave të banorëve lokalë./tetova1.mk










