Trendy

Aksion i madh në Haraçinë, konfiskohet sasi e madhe e drush të vjedhur

Para 1 orë

Në një aksion të gjerë të realizuar gjatë ditës së sotme nga Policia Pyjore e Shkupit, MPB-ja dhe punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” – dega “Babuna” nga Velesi, në Araçinë është konfiskuar një sasi e madhe drush të vjedhura për ngrohje.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NP “Pyjet Kombëtare”, Kirе Mihajllov, i cili theksoi se gjatë konfiskimit pati momente tensioni, por aksioni u realizua me sukses.
“Gjatë konfiskimit në Araçinë, në një moment situata ishte e tensionuar, por pjesëtarët e MPB-së dhe shërbimet e tjera e kryen detyrën e tyre në mënyrë profesionale. E gjithë sasia e druve për ngrohje është konfiskuar dhe është nisur drejt depove tona në Veles”, deklaroi Mihajllov.
Ai shtoi se ndaj të gjithë personave të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore dhe do të ngrihen kallëzime përkatëse.
“Nuk ekziston kohë apo vend në territorin e Maqedonisë ku hajdutët e druve apo bashkëpunëtorët e tyre do të amnistohen, pavarësisht se kush janë”, theksoi Mihajllov.

Trending