Trendy

Aksion i madh në Shkup: Për tetë orë sanksionohen 116 motoçiklistë, konfiskohen tre motoçikleta

Para 1 orë

​Gjatë ditës së sotme (25.05.2026), nga ora 10:00 deri në 18:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë realizuar një aksion të përforcuar kontrolli në territorin e Shkupit, me fokus sanksionimin e shkeljeve nga drejtuesit e motoçikletave.

Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar gjithsej 116 drejtues mjetesh. Prej tyre, 64 raste kanë qenë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse (kaskës), 13 për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi, si dhe tre raste për motoçikleta të paregjistruara, krahas shkeljeve të tjera.
​Gjithashtu, janë konfiskuar tre motoçikleta për shkak të veprës penale nga neni 297-a i Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

​Nga policia njoftojnë se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht motoçiklistëve, që t’i respektojnë rregullat për të rritur sigurinë rrugore.

Trending