Sipas burimeve jozyrtare nga vendngjarja, sot mëngjes në fshatin Bërvenicë, policia e SPB-Tetovë ka zhvilluar një aksion të gjerë në disa shtëpi, duke kontrolluar objektet me urdhër gjykate shkruan Pa Censurë.
Gjatë kontrollit në disa lokacione brenda fshatit janë gjetur armë të zjarrit, municion, si dhe sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike të cilat dyshohet se janë për përdorim dhe shpërndarje.
Burimet thonë se disa persona janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në stacion policor për dokumentimin e rastit, ndërsa prona e sekuestruar përfshin armë pa dokumente dhe substanca të dyshimta narkotike.
Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për këtë aksion, por pritet të bëhet i ditur në orët në vijim.







