Jozyrtarisht, sot policia ka kryer kontrolle në disa lokacione në Gjevgjeli, për shkak të dyshimeve për trukim të një ndeshjeje futbolli nga Liga e Dytë mes ekipeve “Kozhuv” dhe “Bashkimi”.
Sipas burimeve tona, në hetim janë siguruar prova materiale për përfshirjen e disa personave – mes tyre futbollistë, trajnerë dhe drejtues të dy klubeve. Prokuroria Publike, me kërkesë të MPB-së, ka lëshuar urdhër për kontrolle, ndërsa dyshimi është drejtuar ndaj shtatë personave.
Ky është rasti i parë i këtij lloji që zbardhet, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. MPB-ja, përmes Byrosë për Siguri Publike, ka dërguar një mesazh të qartë – krimi nuk ka strehë, pavarësisht nëse ndodh në rrugë, në institucione apo në fushën sportive.










