MPB njofton se sot(02.02.2025) në periudhën nga ora 01:20 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në fshatin Raven. Gjatë kontroll aksionit janë privuar nga liria J.A.(48) nga Gostivari, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe L.A. (32) nga Gostivari, i cili ka sulmuar fizikisht një punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.