MPB ka njoftuar se me datë 21.03.2025, nga ora 14.00 deri në orën 22.00, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll në zonën qendrore të qytetit në Tetovë në tri raste kanë konstatuar transport pasagjerësh pa licencë të rregullt: automjeti “golf” me targat e regjistrimit të Tetovës, i drejtuar nga N.Sh.(60) nga fshati Çelopek, automjeti
“Volkswagen Touran” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.A. (54) nga fshati Reçicë e Vogël dhe automjeti “Opel Vectra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.S. (57) nga Tetova.
Pas dokumentimit të rastit do të përgaditen parastresat përkatëse sipas nenit 284-a të KP.