Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme është realizuar një aksion i gjerë kontrolli nga SPB Tetovë në të dy qytetet – Tetovë dhe Gostivar. Sipas të dhënave zyrtare, janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 54 shkelje të rregullave të komunikacionit.
Prej tyre, 30 kundërvajtje kanë të bëjnë me parkim të gabuar dhe të parregullt, ku 19 automjete janë larguar nga rruga me ndihmën e automjetit të posaçëm “pajk”. Numri më i madh i këtyre rasteve është regjistruar në Tetovë (TE-23), ndërsa 7 në Gostivar (GV-7).
Gjithashtu, janë ndëshkuar edhe 24 shkelje të tjera të ndryshme të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalime të rrezikshme, mosrespektim të semaforëve dhe drejtim të mjetit pa dokumentacion të rregullt. Policia ka paralajmëruar se kontrolle të tilla do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt, me qëllim uljen e aksidenteve dhe rritjen e disiplinës në komunikacion.





