Muzika dhe dritat e një lokali në Zubovcë u ndërprenë brutalisht nga policia në orët e para të mëngjesit. Kontrolli i rreptë ka nxjerrë zbuluar tre shtetase të huaja që operonin në zonë.
Bëhet fjalë për dy shtetase nga Serbia dhe një nga Shqipëria, të cilat dyshohet se kanë “harruar” rregullat e qëndrimit turistik duke keqpërdorur statusin e tyre. Ato janë dërguar në stacionin e Gostivarit, ku po ballafaqohen me procedurat e dëbimit dhe hetimit të mëtejshëm.










