Një aksion i gjerë policor ka tronditur qetësinë e natës në Gostivar, ku efektivët e policisë kanë mësyrë disa objekte hoteliere dhe kafene në pikat më të frekuentuara të qytetit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (15 shkurt), midis orës 00:00 dhe 03:00, fokusi i kontrolleve kanë qenë rrugët “Goce Dellçev”, “Vëllezërit Gjinovski” dhe “Vëllezërit Bllazheski”.
Sipas burimeve zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, gjatë kontrollit në njërin prej objekteve janë hasur dy të mitur, ndërsa në një tjetër është gjetur edhe një i mitur pas orës 24:00, kohë kjo kur lëvizja e tyre pa prindërit është e ndaluar me ligj.
Policia menjëherë ka njoftuar familjarët dhe ua ka dorëzuar të miturit prindërve të tyre. Ndërkohë, ndaj pronarëve të lokaleve pritet të ngrihen parashtresa të rrepta për shkelje të rregullave të punës dhe rendit publik.










