MPB njofton se më 07.02.2026, rreth orës 00:05, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Tetovë kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hotelierik në fshatin Sellarcë e Epërme.
Objekti në fjalë është në pronësi të personit A. A. (56) nga fshati Bogovinë, ndërsa menaxher i tij është J. C. (28) nga Tetova.
Gjatë kontrollit, në objekt është hasur shtetasja M. H. (40) nga Republika e Shqipërisë. Për shkak të qëndrimit në kundërshtim me qëllimin e deklaruar, ajo është shoqëruar në stacionin policor për procedime të mëtejshme ligjore.





