Sipas informacioneve jozyrtare, po kryhen bastisje në 5 lokacione në Shkup, ku jetojnë persona të lidhur me vepra të rënda penale, përfshirë edhe vrasjen në rrugën e Plastikave, në të cilën në maj të vitit 2024 u vra Amar Ismani dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë, si dhe vrasjen e Orhan Bajrami – Oki, i cili u vra më 15 korrik 2023 në një vilë luksoze në Hanioti, Halkidiki, Greqi.
Sipas informacioneve jozyrtare cak i arrestimit janë anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”.










