Më datë 19.02.2026, në ora 15:20, në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, punonjësit policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë kryer kontroll për sanksionimin e shoferëve të cilët me automjete udhëtarësh kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencë.
Janë kontrolluar: automjeti “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.K. (60) nga fshati Pirok, Tetovë; automjeti “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.B. (64) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë; automjeti “Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.M. (36) nga fshati Pallçisht i Epërm, Tetovë dhe automjeti “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.B. (51) nga fshati Reçicë e Madhe, Tetovë.
Me këtë rast është konstatuar se të njëjtët nuk kanë pasur licencë për kryerjen e transportit publik dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të vijojnë parashtresat përkatëse.








