Trendy

Aksion policor në trafik: Dhjetëra shoferë të sanksionuar në Tetovë dhe Gostivar

Para 2 muaj

Gjatë ditës së djeshme, më 12 janar 2026, në territorin e SPB Tetovë është realizuar një aksion i gjerë kontrolli në komunikacionin rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe disiplinës në trafik.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 40 shoferë për parkim të parregullt, prej të cilëve 32 në Tetovë dhe 8 në Gostivar. Për shkak të shkeljeve të rënda, 10 automjete nga zona e Gostivarit janë tërhequr me automjetin special “merimangë”.

Po ashtu, policia ka evidentuar dhe sanksionuar edhe 81 kundërvajtje të tjera në trafik, përfshirë tejkalim shpejtësie, mosrespektim të sinjalizimit rrugor dhe shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Nga SPB Tetovë apelojnë te qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Trending