Festat e Nëntorit kanë veshur me ngjyrat kuq e zi pothuajse gjithë Pollogun, por ndër fshatrat më bukur të zbukuruar rezulton fshati Çellopek i komunës së Bërvenicës.
“Në këtë fshat, janë vendosur mbi 250 flamuj, por, e bukura e këtij fshati është se, këtu fshati Çellopek, është zbukuruar me nismë të vetë Rinisë së fshatit, të cilët, vetë kanë grumbulluar lekët për zbukurime për festën e nëntorit”, tha Bashkim Sulejmani, gazetar.
“Flamujt janë vendosur nga rinia e fshatit Çellopek. Morëm nismë vetë ta zbukurojmë fshatin për festën e 28 Nëntorit dhe për Ditën e Alfabetit. Janë vendosur mbi 175 flamuj, tre banoderolla, dy flamuj të mëdhenj dhe është e gjitha nismë e rinisë së fshatit”, u shpreh një banor.
“Rinia e fshatit tonë e ka bë. Mirë e kanë bërë shumë. Bukur është përherë duhet të jetë kështu”, tha një tjetër banor.
.
“Fillimisht uroj gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit. Kjo është një nismë e vetë rinisë së fshatit, si në gjithë botën që festohet edhe këtu janë vetë organizuar dhe kanë vendosur flamujt për ditën e festës”, u shpreh një banor.
Rinia e fshatit Çellopek, ditën e nesërme do të ketë edhe një performim të bukur me fishekzjarrë e bakla kuq e zi, për të shënuar festën e madhe kombëtare, 28 nëntorin. /Alsat.mk