Maqedoni

Akuza ndaj Merkos dhe 10 personave të tjerë për krim urbanistik

July 12, 2024, 02:07

Prokuroria Themelore Publike në Strugë, ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave fizik dhe një personi juridik lidhur me ndërtimin e paligjshëm të objektit në afërsi të pishinës së hotelit “Drim”. Në këtë rast, akuzohet edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Kujtojmë se në maj të vitit 2019, personi juridik dhe menaxheri i tij paraqitën kërkesë për rikonstruksionin e plotë të pishinës ekzistuese të hotelit, bazuar në një projekt bazë të përgatitur në vitin 2016. Në ndërkohë, Kryetari i Komunës së Strugës, i akuzuari i tretë në këtë rast, duke vepruar sipas kërkesës, në vend që ta refuzojë atë apo të lejojë rikonstruimin në përmasat ekzistuese të objektit, në korrik të vitit 2019 ka dhënë leje ndërtimi, ku siç njoftoi prokuroria, kjo i mundësoi investitorit të ndërtojë dhe të ketë përfitime – pasuri të paluajtshme, pra një kat shtesë të objektit me galeri të hapur dhe terracë, me sipërfaqe totale bruto 513 m2 dhe me vlerë të parashikuar 781 527 euro.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE – STRUGË

“Me këtë, ai ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare, ka vepruar përtej kërkesës për rikonstruim dhe në kundërshtim me procedurat e parashikuara në Ligjin e Ndërtimit, me qëllim që dikush tjetër të ketë përfitim pasuror”.

I akuzuari i katërt dhe i pestë janë edhe zyrtarë – nëpunës dhe udhëheqës të Departamentit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor të Komunës së Strugës, për të cilët prokuroria theksoi se kanë përgatitur dhe miratuar lejen e ndërtimit, duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE – STRUGË

“Në bazë të këtij miratimi të lëshuar në mënyrë të kundërligjshme, investitori, në vend të katit të miratuar – galeri e hapur me terracë, ka ndërtuar një kat tërësisht të mbyllur me apartamente hoteliere dhe një kat me një seksion restoranti të mbyllur dhe hapësira ndihmëse. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij objekti të ndërtuar pa leje është 1 630 m2”.

Prokuroria Themelore Publike në Strugë për Shtatë të akuzuarit e tjerë të rastit, njofton se janë ekspertë të fushës së ndërtimit, arkitekturës dhe urbanistikës të cilët kanë dhënë konstatime dhe mendime të rreme në procedimin penal për ndërtim pa leje.

Kujtojmë që kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, përveç kësaj çështje, është i përfshirë edhe në vepra dhe keqpërdorime të tjera.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8853
Osmani: Telallet e Puckos sulmojnë gjuhën shqipe!
studentet-1
"Planet" e studentëve dhe opozitës: Bllokada, kaos, dhunë, ikja nga vendi apo vrasja e Vuçiqit
IMG_3207
BDI: Do ta mbrojmë me çdo mjet demokratik Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk do të lejojmë kthim pas
Trump-Netanyau
Associated Press: SHBA dhe Izraeli po mendojnë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Afrikë
moti-1
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve