Në bashkëpunim me Interpol Tirana Policia Kufitare ka arrestuar në Muriqan 51-vjeçarin N.A., i akuzuar për grabitje.
51-vjeçari banues në Maqedoninë e Veriut është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Shkupit në Qershor të vitit 2023 dhe i është caktuar masa “arrest me burg” për veprën penale “grabitja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.
“Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të pkk Muriqan dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas N. A., 51 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Lexo edheGostivar: 60-vjeçari arrestohet për trafikim njerëzish, detyronte nënën 80-vjeçare të lypteKy shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”, thuhet në njoftimin e policisë.
/tvklan.al
Më shumë për këtë
Ngacmoi sek’sualisht dy gra, arrestohet mërgimtari 64 vjeçar në GjermaniLajme · 3 ditë më parë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gostivar, policia i gjen kokainë, marihuanë dhe peshore digjitaleMaqedoni · 1 javë më parë
Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur ArlindësLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












