Trendy

Alarm për kërcënim në Kuvendin e Kosovës – Deputetët e Vetëvendosjes hyjnë në Qeveri pas urdhrit për evakuim!

Para 8 muaj

Një situatë e pazakontë është shënuar sot në Prishtinë, ku nën dyshimin për kërcënim, policia ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve, stafit të Kuvendit dhe përfaqësuesve të mediave nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë që hyrja në objekt është ndaluar për të gjithë, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë, e cila ndodhet në të njëjtin kompleks institucional.

Mes tyre është vërejtur edhe ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca, çka ka ngritur pikëpyetje mbi natyrën e lëvizjeve dhe informacionet që posedojnë përfaqësuesit qeveritarë.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje zyrtare mbi natyrën e kërcënimit apo arsyetimin e vendimit për evakuim total. Ndërkohë, pritet një deklaratë zyrtare gjatë ditës.

Situata vazhdon të jetë e ndjeshme, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri të shtuar.

Trending