Trendy

Alarmet për bomba në shkollat e Tetovës, reagon dega e BDI-së në Tetovë

Para 3 orë

Dega e Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga alarmet për bomba në shkollat e qytetit, duke shprehur shqetësim për pasojat në procesin arsimor dhe sigurinë e nxënësve, përcjell tetova1

Në reagimin publik, dega e BDI-së në Tetovë thekson se humbja e 15 ditëve mësimore si pasojë e alarmeve për bomba është rezultat i, siç thuhet, paaftësisë së udhëheqjes komunale për të garantuar siguri dhe stabilitet.

Reagimi i plotë:

“Dega e BDI – Tetovë shpreh shqetësimin e thellë për situatën alarmante në shkollat e qytetit. Humbja e 15 ditëve mësimore për shkak të alarmeve për bomba është pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë së udhëheqjes komunale për të garantuar siguri dhe stabilitet.

Dëmi është i madh, orë të humbura, planprograme të çrregulluara, rënie e cilësisë së mësimit, nxënësit po përballen me stres, ankth dhe pasiguri të vazhdueshme. Shkollat janë shndëruar në vend frike dhe pasigurie.

Kërkojmë nga Policia dhe organet e sigurisë që urgjentisht të identifikojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtyre kërcënimeve. Çdo ditë vonesë rrit pasigurinë dhe dëmton fëmijët tanë.

Njëkohësisht, kërkojmë nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme masa të shtuara sigurie nëpër shkolla, koordinim më të fortë institucional dhe plan konkret për mbrojtjen fizike dhe digjitale të institucioneve arsimore.

Nuk do të lejojmë që paaftësia dhe mungesa e përgjegjësisë të paguhet nga fëmijët tanë.

Tetova ka nevojë për institucione funksionale dhe lidership që garanton siguri, stabilitet dhe cilësi në arsim”, përfundojn nga BDI-Tetovë/ tetova1.mk

Trending