Trendy

Albi Qamili nga Reçica e Vogël: Nuk jemi më vetëm shpresa e ndryshimit, jemi garancia e tij!

Para 6 muaj

Reçica e Vogël tregoi energjinë dhe përkushtimin e saj për ndryshimin në Tetovë gjatë një tubimi të madh në përkrahje të bartësit të listës për komunën, Albi Qamili, dhe kandidatit për kryetar komune, Bilall Kasami.

Sipas postimit të Qamilit në rrjetet sociale, ngjarja ishte më shumë se një tubim; ishte një “deklaratë e qartë” kundër stagnimit dhe mashtrimeve të së kaluarës. “Qindra banorë nga Reçica e Vogël me zemrën në dorë dhe me besim në sy mbushën hapësirën me energji që nuk përshkruhet me fjalë,” shkruan Qamili.
Ai theksoi se çdo përqafim dhe shikim i banorëve dha motivim dhe besim, ndërsa duartrokitjet ishin një thirrje për ndryshim: “Ne nuk jemi më vetëm shpresa e ndryshimit, ne jemi garancia e saj!”

Të dy, Qamili dhe Kasami, ftojnë qytetarët që më 19 tetor të votojnë për një Tetovë që VLEN, duke theksuar se Reçica e Vogël nuk do të numërohet thjesht, por do të dallohet për energjinë dhe përkrahjen e saj.

Trending