Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija

Para 11 muaj

Mesfushori 17 vjeçar i Shkëndijës, Albion Musliu nga Tearca e Tetovës, konsiderohet si lojtari thelbësor për të ardhmen e Shkëndijës.

Edhe pse gjatë sezonit 2023/2024 Musliu ishte 16-vjeçar, ai luajti për ekipin U18 të Shkëndijës dhe besoni apo jo, regjistroi 9 gola dhe 12 asiste. Por Albion Musliu është edhe lojtar standard i përfaqësueses U17 të Maqedonisë së Veriut. Ai këtë sezon për reprezentacionin regjistroi 2 gola dhe 4 asiste.

Me Albionin, Shkëndija ka prodhuar një 10-she tipike që gjithmonë i ka munguar dhe ne si adhurues të futbollit mezi presim momentin kur ai do të paraqitet për ekipin e parë të Shkëndijës.