Maqedoni

Ali Ahmeti kujton 44 vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore

March 11, 2025, 12:03

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot shënimin e 44 vjetorit të demonstratave studentore, që bën kthimin historik për popullin e Kosovës, për liri dhe pavarësi.

Ahmeti shkruan se kur njerëzit janë të bashkuar, arrijnë të thyejnë barriera dhe të bëjnë ndryshime historike.

Statusi i plotë:

Ali Ahmeti:

Sot shënojmë 44-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore, dhe të cilat në ballë të tyre, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Këto demonstrata, 44 vjet më parë, shënuan një moment historik të rëndësishëm, kur, së bashku me shumë bashkëveprimtarë, në mensën e studentëve e filluam ortekun çlirimtar, që do të shkruante një kapitull të ri për popullin tonë.

Ky është një moment që na kujton forcën e bashkimit dhe të angazhimit për liri dhe drejtësi. Demonstratat e 44 viteve më parë, që u shndërruan në një lëvizje masive popullore, ishin një shenjë e fuqisë së bashkimit dhe e dëshirës për ndryshim. Ato e treguan se, kur njerëzit janë të bashkuar për një kauzë të drejtë, mund të arrijnë të thyjnë barriera dhe të bëjnë ndryshime historike.

Së bashku, si studentë e filluam këtë rrugë të vështirë për liri dhe për të drejtat e njeriut, një rrugë që ka lënë një pasqyrë të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Çdo sakrificë, çdo angazhim e çdo përpjekje ishin një hap më afër lirisë dhe realizimit të ëndrrës për një të ardhme më të drejtë.

Këtë nismë të lavdishme e kurorëzuam më vonë, pas gati dy dekadave, me fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e Republikës së Kosovës përgjithmonë. Ky është një moment i ndritshëm i kujtimit të atyre që dhanë jetën dhe mundin e tyre për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Duke e kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, sot e nderojmë angazhimin dhe sakrificat e të gjithë atyre që u bënë pjesë e këtij orteku çlirimtar. Ne vazhdojmë të ndjekim rrugën e tyre, duke punuar për liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Angazhimi i tyre na frymëzon dhe na bën të kujtojmë se lufta për liri dhe dinjitet është një luftë e vazhdueshme që kërkon angazhim dhe guxim. Ne vazhdojmë të jemi besnikë të atij angazhimi dhe të atij idealizmi për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
Dodik
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimim e presidentit Millorad Dodik
fatmir Limani-Ali Ahmeti
Fatmir Limani konfirmon se i refuzohet viza amerikane: “Flijova gjithçka për të riatdhesuar Ali Ahmetin”
saranda-imeri
Deputetja e VLEN-it reagon ndaj provokimit seksist të bashkëpunëtorit të Bujar Osmanit: Gruaja dhe fëmijët e tij duhet të skuqen nga veprimet e tij
kasami-1068x601
Kasami në Alsat: Punësimet e shqiptarëve vazhdojnë, mbi 70 kishim në Tetovë
IMG_6865
Konflikt në Tetovë: Dy persona arrestohen pas kërcënimeve me armë zjarri dhe sulmit fizik
IMG_8543
Rijad Shaqiri kritikon Këshillin Gjyqësor: Çfarë keni ndërmarrë për Agim Islamin dhe Rexhail Qerimin