Trendy

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Para 1 orë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski.

Në mesazhin e tij, Ahmeti theksoi se me keqardhje të thellë e ka pranuar lajmin për vdekjen e Ilievskit, duke i shprehur familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Komunës së Bërvenicës ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje.

“Me keqardhje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski. Familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Komunës së Bërvenicës u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.

Trending