Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet me qytetarët.
Mbrëmë ka qëndruar në Shuto Orizare. Gjatë fjalës së tij kreu integrist dërgoi edhe porosi të qarta.
Ahmeti theks të veçant vendosi tek çështja e gjuhës shqipe, ku porositi që të mos preket gjuha shqipe, pasi që siç shtoi, “nëse preket gjuha shqipe të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë”, informon portali “tetova1”.
“Në Mbledhjen me popullin organizuar nga Dega e BDI-së në Shuto Orizare diskutuam për nënçmimin, largimet nga puna të shqiptarëve, tentimet për shfuqizimin e gjuhës shqipe, balansuesin dhe zhbërjen e gjitha të arriturave të shqiptarëve para syve të shkelësve të vullnetit të shqiptarëve VLEN.
Por, lideri Ali Ahmeti siguroi anëtarët, simpatizantët e qytetarët se nuk do të tolerojnë për asnjë çmim të rrënohen të arriturat me shumë sakrificë”, thuhet në komunikatën e BDI-së. /tetova1/