Maqedoni

Ali Sinani, doktori i shkencave të Artit Figurativ, i bashkohet familjes së madhe të Lëvizjes BESA

March 27, 2025, 03:03

Ali Sinani, nga Dobërdolli i komunës së Vrapçishtit, është artist i nivelit të lartë i Arteve Figurative.

Në vitin 2002 ka kryer studimet në Akademinë e Arteve Figurative në Shkup. Në të njëjtën akademi në vitin 2009 mbrojti edhe titullin si Magjistër i Shkencave të Artit. Ndërsa në vititn 2016 merr edhe titullin doktor i Shkencave të Artit Figurativ.

Ali Sinani ka një karrierë të bujshme profesionale si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Ka realizuar mbi 100 ekspozita personale dhe kolektive nëpër Europë në disa muze prestigjioze si Muzeu i LUVRIT – Paris, dhe së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu ka qenë demonstrator në drejtimin e vizatimit dhe pikturës në më shumë shkolla dhe kurse private kryesisht në Horne dhe St. Gallen në Zvicër. Nga viti 2018 deri në vitin 2024 ka qenë edhe drejtor i Pallatit të Kulturës “SHOTA” në Negotinë.

Aliu është anëtar i shumë shoqatave të Artistëve Figurativ në Zvicër dhe Austri. Ndërsa gjatë karrierës së tij, ka marrë dhjetëra mirënjohje dhe shpërblime për punën e realizuar.

Si pjesë e familjes së Lëvizjes BESA, Ali Sinani do të shpreh vizionin e tij në zhvillimin e Artit Figurativ në vendin tonë, do të angazhohet në krijimin e politikave sa më cilësore për artistët e rinj. Si artist, kurator dhe menaxher kulturor me përvojë ndërkombëtare, ai do të jetë urë mes traditës dhe inovacionit, mes artistëve vendas dhe skenës globale.

Mirë se erdhe në Lëvizjen BESA, në Kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në