Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona janë privuar nga liria për shkak të drejtimit të papërgjegjshëm të automjeteve, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Dy nga rastet më shqetësuese u regjistruan në rrugët e vendit ku shoferët drejtonin në gjendje të alkoolizuar. Në rrugën Mavrovë-Rostushë, V.D., 48 vjeç nga Shkupi, u ndalua me 2,90 promilë alkool në gjak, ndërsa në Veles, D.V., 27 vjeç nga Velesi, drejtonte BMW me 2,28 promilë alkool.
Përveç këtyre, dy shoferë të tjerë u kapën duke tejkaluar shpejtësinë maksimale në autostradën Shkup–Tetovë: A.J., 31 vjeç nga Leshnica e Poshtme me 184 km/h në zonë ku kufiri është 80 km/h, dhe B.A., 25 vjeç nga Studeniçani me 192 km/h, në vend ku lejohet deri në 100 km/h. Një tjetër rast u regjistrua në rrugën Manastir – Mexhitlia, ku S.S., 22 vjeç nga Egri, drejtonte Volkswagen Polo me 107 km/h në zonë të banuar.
Të gjithë shoferët janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni, ndërsa për ngjarjet janë informuar prokurorët kompetentë dhe pas dokumentimit të plotë do të ngriten kallëzime penale. Autoritetet rikujtojnë se drejtimi i automjeteve në gjendje të dehjes është një rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe sigurinë rrugore.





