Trendy

Almiri dhe Orhani nga Dibra shpallen heronj në Itali, u futën në flakë për të shpëtuar tri gra dhe një fëmijë

Para 11 muaj

Dy djem me origjinë nga rajoni i Dibrës janë shpallur heronj në Itali pasi pa hezitim hynë në një shtëpi tëqë digjej në Via Parolini, Bassano del Grappa dhe shpëtuan katër jetë.

Sipas mediave italiane, “Heronjtë nga Maqedonia” janë Almir Ilazi dhe Orhan Emro që shpëtuan dy të moshuara që po mbyteshin në tym, një grua tjetër dhe një fëmijë.

-Almir Ilazi (31) është me origjinë nga fshati Zhirovnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës dhe prej kohësh jeton në Itali. Ne jemi krenarë për guximin e tij, si dhe guximin e djalit tjetër. Sakrifica e tyre meriton çdo respekt, tha për MIA, kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Medat Kurtovski.

Orhan Emro (25), i cili është gjithashtu një shtetas italian me origjinë nga Zhupa, jeton në San Giuseppe di Casola me prindërit dhe vëllain e tij të vogël dhe të shtunën kur ndodhi ngjarja, ai ka qenë duke kaluar aty afër.

-Orhani është një punonjës në Special Springs në Romano, i lindur në L’Aquila, por familja u zhvendos në Casola kur ai ishte një vjeç. Ilazi banonte në pallatin fqinj, prej tetë vitesh është i martuar me Seminën, bashkëkombasen e tij, ka dy vajza shtatë vjeç e trembëdhjetë muajshe dhe një djalë tre vjeç, sipas mediave italiane.

Ata theksojnë se dy të moshuarat, fëmija dhe gruaja që kujdesej për të, të cilat ngulfateshin në tym, janë marrë nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe sipas burimeve spitalore janë në gjendje të mirë.

Të dy thanë se vrapuan për të ndihmuar pa u menduar, edhe pse ishte hera e parë që hasnin në një ngjarje të tillë.

– Nëse dikush ka nevojë për ndihmë, ju nuk duhet të hiqni dorë, por të bëni gjithçka që mundeni dhe të zgjatni dorën. Jemi të lumtur që shpëtuam jetë njerëzish. Për ne kjo është më e rëndësishmja, kanë thënë ata për mediat./MIA

Trending