ARSIMI PAQESOR
Ambasada e fëmijëve Megjashi në kuadër të Programit për Arsim paqësor në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, organizoi trajnim bazik për arsim paqësor për mësues-e, si dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga shkollat e mesme nga e gjithë Maqedonia që duan t’i bashkohen “familjes” së shkollave paqësore.
Gjatë trajnimit bazik, u diskutua dhe u shkëmbyen mendime, njohuri dhe aftësi për temat si:
Komunikimi – teknika komunikimi jo të dhunshme
Puna dhe bashkëpunimi në grup
Dhuna
Analiza e konflikteve
Hyrje në Arsim paqësor (AP)
📚 Me kete sapo përfundoi edhe një tjetër rrugëtim drejt ndërtimit të paqes dhe arsimit paqësor – katër ditë të mbushura me energji kreative, frymëzuese dhe transformuese, me entuziazëm, përkushtim të thellë dhe perspektiva të reja për të përballuar sfidat. Energjia e lidhjes, dëgjimit, krijimit dhe të mësuarit së bashku – pikërisht ajo që nxit arsimin paqësor dhe ndërton ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi! Së bashku I eksploruam temat e përpunimit të konflikteve në mënyrë të padhunshme dhe integrimin e arsimit paqësor në shkolla.